Hije skandali në Greqi! Klubi i Olympiacos-it i përfshirë në trukim ndeshje

Hije skandali në Greqi! Klubi i Olympiacos-it i përfshirë në trukim ndeshje

09:16, 25/04/2020

Trukimi i rezultateve të ndeshjeve është kanceri i vërtetë i sportit, që ndikon direkt në besueshmërinë e tij.

Histori trukimesh ka shumë në futboll dhe së fundmi një gjë është regjistruar dhe në Greqi.

Skuadra më e madhe e këtij vendi, Olympiacos, akuzohet për trukim të një ndeshje, e cila mund të jetë fatale për të ardhmen e skuadrës.

Bëhet fjalë për vitin 2015, saktësisht për ndeshjen e kampionatit grek, ku Olympiacos luante kundër skuadrës së Atromitos.

Sipas medieve greke, në gjithë këtë janë të përfshirë 15 persona, duke përmendur edhe trajnerin e atëhershëm të skuadrës së Atromitos, Ricardo Sa Pinto, përcjell lajmi.nt.

Nëse këtë persona gjenden fajtorë, Olympiacos dhe Atromitos do të dërgohen në liga më të ulëta në Greqi, ndërsa presidentët e klubeve përveç burgut, do t’u ndalohet edhe pjesëmarrja në aktivitetet e futbollit, gjë e cila vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e këtyre dy skuadrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco