Ziyech: Nga 1 korriku do të jem lojtar i Chelsea-t

Ziyech: Nga 1 korriku do të jem lojtar i Chelsea-t

23:36, 24/04/2020

Hakim Ziyech nuk do ta veshë më fanellën e klubit të Ajaxit.

Federata Holandeze e Futbollit anuloi zyrtarisht sezonin 2019/20 për shkak të pandemisë koronavirus.

Kështu, Ziyech s’do të luajë më për ekipin holandez dhe s’do të ketë asnjë lamtumirë siç ai kishte planifikuar para se të shkojë në Angli.

Edhe pse gjërat janë komplikuar për shkak të COVID-19, Hakim Ziyech thotë se me 2 korrik zyrtarisht do të jetë lojtar i Chelsea.

Ai u ble nga “Blut e Londrës” në janar për 40 milionë euro.

“Nënshkrimi im ekziston, kështu që po, me një korrik do të jem lojtar i Chelsea-t. Kurrë s’kam menduar ndryshe”, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco