Koronavirus, Rafael Leao ndihmon spitalin e vendlindjes së tij

Koronavirus, Rafael Leao ndihmon spitalin e vendlindjes së tij

22:35, 24/04/2020

E gjithë bota është prekur ka virusi famkeq, Covid-19. Numri i të prekurve dhe viktimave nga ky virus janë të shumtë.

Spitalet janë përballur me vështirësi të mëdha si për personel mjekësor, por edhe për pajisje mjekësore. Të shumtë kanë qenë sportistë që kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë luftë, ku mund të përmendim, Lionel Messin, Guardiola-n, Gareth Bale, Xavi Hernandez apo edhe Ronaldon, për një spital në Portugali.

Së fundmi, edhe futbollisti i Milanit, Rafael Leao i cili së bashku me familjen e tij kanë dhuruar 24 mijë maska mbrojtëse, si ndihmë për luftën kundër koronavirusit. Mjetet janë ndarë për spitalin ‘Garcia de Orta’, me bazë në vendlindjen e Leao-s, Almada (Lisbonë).

20 vjeçari aktualisht është në Portugali, duke qenë se sezoni i Serie A vazhdon të jetë I pezulluar.

Milan pritet t’iu bëjë ftesat lojtarëve pasi stërvitjet e skuadrave pritet të rifillojnë më 4 maj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco