Juve, Ramsey flet mbi marrëdhënien me Ronaldon: Është një person i shkëlqyer, kur hyra...

Juve, Ramsey flet mbi marrëdhënien me Ronaldon: Është një person i shkëlqyer, kur hyra...

22:03, 24/04/2020

Në këtë kohë izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojtarë dhe ish-lojtarë kanë përdorur rrjetin social instagram për të komunikuar midis tyre, por edhe për t;iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe futbollisti i Juventusit, Aaron Ramsey, i cili iu përgjigj pyetjeve të ndyshme të ndjekësve.

 

Në mesin e shumë temave të prekura, Uellsiani foli dhe për marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldo : "Ai është një person i shkëlqyeshëm, si dhe një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në histori. Herën e parë të stërvitjes me Juventus hyra në mensë dhe më tha: 'Eja, ulu pranë meje'. Ne filluam të flasim dhe ai menjëherë më bëri të ndihem mirë, si pjesa tjetër e ekipit. Ai është një shembull, i do shokët e tij dhe jep gjithçka në stërvitje”.
 

Në fund, mesfushori anglez preku dhe temën e karrierës:  Rikthim në qytetin e Cardiff?  "Ai klub më ndihmojë të bëhem një futbollist profesionist, kështu që pse të mos kthehem dhe të luajmë në shtëpi, " u shpreh Ramsey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco