Kërkohej me ngulm nga Inter, Oliver Giroud vendos të qëndrojë te Chelsea

Kërkohej me ngulm nga Inter, Oliver Giroud vendos të qëndrojë te Chelsea

20:27, 24/04/2020

Olivier Giroud ishte shumë pranë largimit nga Chelsea në merkaton e janarit. Sulmuesi francez ishte pranë kalimit te Inter, por marrëveshja nuk u arrit. Gjithsesi zikaltërit nuk hoqën dorë dhe  kishin planifikuar për ta marrë me parametra zero në verë.

Mirëpo, gjërat duket se nuk kanë shkuar ashtu siç i kishin planifikuar drejtuesit e klubit nga Lombardia, pasi Giroud ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon në Londër, siç raporton “Sky Sport”.

33 vjeçari do të ngelej pa kontratë në fund të qershorit dhe kjo gjë kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane të cilat kërkonin përforcime me eksperiencë në sulmin e tyre.

Lazio ishte një nga klubet italiane që dëshironte shërbimet e francezit, ndërsa Interi e kishte projektuar si një zëvendësues “luksi” për sulmuesin Romelu Lukaku. Tashmë, atyre ju duhet të negociojnë me Chelsean për një çmim, sepse zgjatja e kontratës nënkupton që fati i Giroud është në dorën e “Bluve të Londrës” tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco