Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Klubi merr vendimin ekstrem për të reduktuar shpenzimet, shkarkon trajnerin dhe 3 ndihmësit

Klubi merr vendimin ekstrem për të reduktuar shpenzimet, shkarkon trajnerin dhe 3 ndihmësit

20:30, 24/04/2020

Luton Town, skuadra që militon në Kategorinë e Dytë angleze, ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin e tyre, Graeme Jones, për shkak të krizës financiare që erdhi pas shpërthimit të pandemisë Koronavirus.

Pavarësisht se Luton ishte në zonën e “Play-out”, trajneri kishte bërë një punë mjaft të mirë me ekipin gjatë 3 mujorit të fundit, duke arritur dhe gjendjen më të mirë të gjithë sezonit, por klubi ka nevojë të reduktojë shpenzimet.

“Si pasojë e rrethanave që kanë ndikuar futbollin dhe gjithë botën, klubi ka vendosur të marrë një vendim të hershëm përsa i përket ristrukturimit, në mënyrë që të reduktojë koston bazë dhe të krijojë efiçencë në departamentin e futbollit”, deklaroi zëdhënësi i klubit, i cili lajmëroi shkarkimin e trajnerit dhe tre ndihmësit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco