Spanjë: Dy ish-lojtarë dhe disa ish-zyrtarë dënohen me burg për shitje ndeshjes

Spanjë: Dy ish-lojtarë dhe disa ish-zyrtarë dënohen me burg për shitje ndeshjes

20:00, 24/04/2020

Dy-ish futbollistë dhe disa ish-zyrtarë të La Ligas janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Spanjë për fiksim të ndeshjeve të sezonit 2013-2014.

Ish-presidenti i Osasunës Huan Antonio Paskual u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish-shefi ekzekutiv i Osasunës Angel Vizkai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg, , kurse dy ish-futbollistët e Real Betisit Antonio Amaja dhe Ksabier Torres do të qëndrojnë në burg për 1 vit si dhe do të paguajnë secili nga një gjobë prej 900 mijë eurosh.
 

Sipas hetimeve, drejtuesit e Osasunës u dhanë ryshfet prej 650 mijë euro lojtarëve të Betisit për të mundur rivalin direkt për mbijetës Valadolidin dhe të humbisnin më pas me Osasunën në javën e fundit të kampionatit spanjoll në sezonin 2013-2014. Në këtë mënyrë, Osasuna arriti të siguronte mbijetesën në La Liga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco