Zyrtare/ Nuk ka titull për Ajaxin, Eredivisie anulohet përfundimisht

Zyrtare/ Nuk ka titull për Ajaxin, Eredivisie anulohet përfundimisht

17:56, 24/04/2020

Kampionati holandez është anuluar përfundimisht. Qeveria holandez kishte vendosur shtyrjen e aktiviteteve sportive deri në datën 1 shtator, mirëpo ditën e sotme është vendosur anulimin e sezonit.

Kampion në këtë edicion nuk do të jetë asnjë skuadre. Dy pretendentët për trofeun e kampionatit Ajaksi dhe AZ Alkmari tashmë duhet të bëjnë llogaritë për sezonin pasardhës pasi titulli është lënë vakant.

Nga ky vendim i qeverisë holandeze, penalizohen dhe skuadrat që luftojnë për t’u ngjitur në elitë. Kryesuesit e divizionit të dytë të futbollit holandez Kamburi nuk do të luajnë sezonin e ardhshëm në Eredivisie, edhe pse e kryesojnë kampionatin me 11 pikë.

Megjithatë, ekipet Den Hag, Sitard dhe Valvijk nuk do të rrëzohen nga kampionati holandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco