FSHF shkresë zyrtare Ministrisë: Kampionati të rifillojë më 20 maj

FSHF shkresë zyrtare Ministrisë: Kampionati të rifillojë më 20 maj

17:49, 24/04/2020

Nëpërmjet një shkrese dërguar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar që kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë aktivitetin në 20 maj, ndërkohë që në datën 2 maj skuadrat të nisin stërvitjen pa kontakt fizik.

Në qoftë se kjo gjë aprovohet, atëherë është planifikuar që futbolli shqiptar të ulë siparin në 26 korrik sipas kalendarit të publikuar nga FSHF.

Ky do të ishte skenari optimal për t’i përfunduar takimet më herët se 3 gushti, data përfundimtare e udhëzuar nga UEFA një ditë më parë.

Por nëse kushtet shëndetësore nuk do ta lejojnë zhvillimin e ndeshjeve sipas këtij kalendari, atëherë FSHF ka gati të paktën edhe 2 plane të tjera për zhvillimin e ndeshjeve çdo 3 ditë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco