Ibra zbret në fushë: shënon gol në miqësore, ka dhe një mesazh për Milanin

Ibra zbret në fushë: shënon gol në miqësore, ka dhe një mesazh për Milanin

17:30, 24/04/2020

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mbetet unik në stil. Sulmuesi 38-vjeçar i cili deri në fund të sezonit është nën kontratë me Milanin, aktualisht në këtë periudhë pauze prej pandemisë Covid-19 ndodhet në Suedi ku masat e mara nga qeveria për izolimin janë disi më të përballueshme. Zlatan për momentin po stërvitet me skuadrën e Hammarby ku zotëron edhe një pjesë të aksioneve.

Ndërkaq, përveç stërvitjeve, klubi suedez ka zhvilluar edhe një miqësore të vogël kundër Frej. Hammarby koleksionoi një fitore ndërsa Zlatan tregoi se nuk e ka harruar zakonin dhe ia doli të gjente edhe rrugën e rrjetës.

Ndërkohë, përshtypje bëri fanella që kishte veshur 38-vjeçari. Bluza e tij mbante një mesazh të veçantë që i përshtatej stilit të Ibrës: “Sot jam i fortë””, ishte shkruar në të.

Ky mesazh i Ibrës ka shërbyer edhe si një sinjal për Milanin, me suedezin që pyetjes së një gazetari lidhur me një  rinovim të mundshëm me Milanin i është përgjigjur me fjalët: “Të shohim sesi do të përfundojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco