Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Bogdani: Me Qipron shënova një gol të rrallë, bëhem nostalgjik kur kujtoj Kombëtaren

VIDEO/ Bogdani: Me Qipron shënova një gol të rrallë, bëhem nostalgjik kur kujtoj Kombëtaren

17:05, 24/04/2020

Erjon Bogdani në 78 ndeshje të zhvilluara me Kombëtaren ka arritur të shënojë 18 gola, teksa gjatë karrierës me klube ka realizuar 103 herë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, golashënuesi më i mirë i Kombëtares është shprehur se në rast se do i vinte një ofertë dhe projekt serioz nga Shqipëria, atëherë do të pranonte të merrte drejtimin e një klubi.

Gjithashtu ai u shpreh për “Supersport” se nuk ka asnjë peng që u largua si trajner nga Kombëtarja e 19-vjeçarëve, duke shtuar gjithashtu se kishte një grup me kombëtare të forta.

“Kombëtarja e 19-vjeçarëve? Nuk kam asnjë peng. Por kisha përballë skuadra shumë të forta si Ukraina dhe Norvegjia, që kishte edhe një lojtar si Haland që tashmë e duan ekipet më të mëdha.

E ardhmja? Para Koronavirusit unë isha në bisedime me disa presidentë, por pandemia komplikoi shumë gjëra dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Kemi një ide për ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, me legjendat. Miqësorja e janarit ishte diçka shumë e mirë sepse shumë lojtarë e pranuan ftesën menjëherë. Unë kam folur me disa ish-lojtarë të kombëtares dhe janë të gatshëm të luajnë një ndeshje miqësore, dhe të ardhurat të shkojnë për mjekët dhe familjet në nevojë.

Trajner te Partizani ose Tirana? Nuk e kam aspak problem. Jam i hapur për çdo lloj bisedimi. Nëse është një projekt serioz atëherë do ta pranoja.

Goli i preferuar? Me Kombëtaren do veçoja golin ndaj Qipros sepse ishte një gol i rrallë dhe e kisha bërë më parë. E parandjeva që do shënojë dhe ia arrita ta shënoja. Ndërsa me ekipet ka qenë një nga golat ndaj Torinos gjatë kohës kur isha te Chievo.

Me Rakllin jam ndjerë mirë, gjithashtu edhe me Sadikun dhe Salihin. Shpresoj që të arrijmë suksese të mëdha te Shqipëria, të arrihet një kualifikim në Europian dhe Botëror.

Te Kombëtarja në ndeshjet deçizive ne nuk ishim të kujdesshëm. Edhe kundërshtaret i kemi pasur shumë të forta. Në ndeshjet e mëdha ne kemi çaluar, prandaj ne nuk kemi arritur suksese. Kur kujtoj Kombëtaren bëhem shumë nostalgjik.

Transferimin e parë në Itali te Rexhina e kujtoj shumë mirë, dhe ndërkohë që merkato mbyllej në 12 të natës, unë u transferova në 22:30, më 31 janar. Kisha oferta të shumta në atë kohë nga Bundesliga, por edhe nga Benfika. Kur presidenti i Zagrebit më tha që do kaloja në Itali, isha shumë i emocionuar. Me Sienën jam ndjerë më mirë”, u shpreh Bogdani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco