Verona piketon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare në vend të Rrahmanit

Verona piketon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare në vend të Rrahmanit

16:40, 24/04/2020

Amir Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit, teksa do të largohet nga Hellas Verona, duke ditur që marrëveshja është mbyllur që në merkaton e janarit.

Në këtë situatë, klubi i Veronës është hedhur në merkato për të gjetur një zëvendësues për Rrahmanin dhe duket se do të jetë përsëri një tjetër shqiptar që do luajë në këtë ekip.

Sipas asaj që shkruan “Sportske”, Verona ka hedhur sytë nga Ardian Ismajli, i cili duket si profili ideal për prapavijën e ekipit italian.

Shqiptari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Juric dhe në verë pritet të largohet nga Hajduku i Splitit, për të kaluar në një kampionat të madh siç është Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco