Futbollisti i Juventusit: Ronaldo një nga më të mirët në historinë e futbollit

Futbollisti i Juventusit: Ronaldo një nga më të mirët në historinë e futbollit

15:34, 24/04/2020

Mesfushori Aaron Ramsey ka shprehur mirënjohjen për Cristiano Ronaldon i cili sipas tij është futbollisti më i mirë në botë.

“Përveçse është një lojtar i jashtëzakonshëm, Cristiano është gjithashtu një person shumë i mirë, një nga më të mirët në historinë e futbollit”, ka thënë fillimisht Ramsey.

“Kur e pashë në seancën e parë të stërvitjes, shkova në mensë dhe ai më kërkoi që të ulem me të. Ne folëm shumë dhe kjo më kënaqi sepse menjëherë më bëri të ndihem i qetë. Cristiano është një person i mrekullueshëm. Ai i do shokët e tij të skuadrës dhe gjithmonë jep më të mirën në stërvitje”, tha Ramsey.

29-vjeçari u transferua nga Cardiff në Arsenal në korrik të vitit 2008 dhe nuk përjashton rikthimin për të përfunduar karrierën me ekipin nga Uellsi.

“Falë tyre, u bëra një futbollist profesionist. Kështu që, një ditë mund të kthehem përsëri”, përfundoi mesfushori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco