Ibrahimoviç: E kam thënë që dua të luaj, për sa i përket të ardhmes…

Ibrahimoviç: E kam thënë që dua të luaj, për sa i përket të ardhmes…

14:08, 24/04/2020

Koronavirusi nuk mund ta ndalojë dot Zlatan Ibrahimoviç, i cili prej disa ditësh vazhdon të stërvitet me Hamarbi  në Suedi që zotëron 23% të aksioneve, duke ditur që masat në këtë shtet nuk janë që të ashpra si në vendet e tjera.

Pas disa ditëve stërvitje, Hamarbi ditën e sotme ka zhvilluar dy miqësore të shkurtra me Bajans dhe Frej. Pikërisht Ibra ka bërë atë që di më mirë, duke shënuar një gol për ekipin e tij. Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen bluza që lojtarët mbanin të veshur, teksa në të shkruhej: “Unë jam sot i fortë”, duke iu referuar situatës në të cilën e gjithë bota ndodhet.

Pas përfundimit të ndeshjeve, Ibra ka dhënë një intervistë ku është shprehur: Unë kam një kontratë me Milanin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë kur ajo të përfundojë.

E kam thënë që unë dua të luaj futbolli deri sa të jetë e mundur. Kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Jam një person që dua të jem në gjendje të kontribuoj për diçka dhe jo vetëm të luaj. Nëse jeni pjesë e një ekipi duhet të jeni në gjendje të kontribuoni për diçka.”, u shpreh Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco