Manchester United vendos për të ardhmen e Paul Pogba!

Manchester United vendos për të ardhmen e Paul Pogba!

12:26, 24/04/2020

E ardhmja e Paul Pogba duket se është vendosur nga Manchester United. Siç raportohet së fundmi nga prestigjiozi “Sky Sport”, klubi anglez ka vendosur që ta shesë francezin.

Manchester United nuk do të paraqesë kontratë rinovimi për mesfushorin dhe Pogba do të shitet në merkaton e verës. Destinacione te mundshme për kampionin e Botës janë Real Madrid dhe Juventus.

Kujtojmë se Pogba u rikthye në “Old Trafford” 4 vite më parë, me “Djajtë e Kuq” që shpenzuan plot 105 milionë euro për ta marrë nga Juventus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco