FOTO/ Vdes ish-presidenti i klubit të njohur nga Serie A

FOTO/ Vdes ish-presidenti i klubit të njohur nga Serie A

11:41, 24/04/2020

Ish-presidenti i Bolonjës, Giuseppe Gazzoni Frascara ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Bologna konfirmoi vdekjen e Presidentit të Nderit, ikona që riktheu në jetë klubin në mesin e viteve 1990.

"Prej disa ditësh vuante nga një sëmundje dhe sot u nda nga jeta Giuseppe Gazzoni Frascara. Gjithmonë ka dalë në pah për mençurinë dhe stilin e tij të veçantë", shkruan klubi italian.

Gazzoni Frascara hyri në botën e futbollit në 1993, kur e shpëtoi Bolonjën nga falimentimi dhe i ngriti ata nga Seria C në nivelin e parë vetëm në tre vjet.

Ai mbahet mend gjithashtu si një nga personat kryesorë që u akuzua në skandalin e Calciopolit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco