Rivaldo këshillon Coutinhon: Transferohu tek kjo skuadër...

Rivaldo këshillon Coutinhon: Transferohu tek kjo skuadër...

09:36, 24/04/2020

Rivaldo ka këshilluar Coutinhon të transferohet te Chelsea.

Duke folur për Betfair, ish-futbollisti i Barcelonës theksoi se braziliani nuk duhet të rikthehet në “Camp Nou”.

“Pas një sezoni e gjysmë te Barcelona dhe një tjetër te Bayern Munich pa arritur të ketë të njëjtin sukses që pati te Liverpool, këshilloj  që Philippe Coutinho të vazhdojë karrierën te Chelsea”, ka deklaruar Rivaldo.

Coutinho te Liverpool ka shijuar momentet më të mira të karrierës, duke shënuar 54 gola dhe asistuar 45 herë, para se të transferohej për 160 milionë euro te Barcelona.

Lojtari tani është i huazuar te Bayern Munich, por pala gjermane nuk duket e gatshme të shpenzojë për transferimin e tij të përhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco