Kruja vatër infeksioni, rrëfehen lojtarët e Kastriotit: Ditët e fundit kemi vendosur të…

Kruja vatër infeksioni, rrëfehen lojtarët e Kastriotit: Ditët e fundit kemi vendosur të…

09:03, 24/04/2020

Disa nga lojtarët e Kastriotit kanë gje tur mënyra të ndryshme për t’u përgatitur në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Futbollistët nigerianë Henri Okebugu dhe Lukman Husein, por edhe kamerunasi Edy Bojom, të cilët ndodhen në Krujë, nuk i kanë ndalur përgatitjet as në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Deri pak ditë më parë ata janë stërvitur rregullisht çdo pasdite në stadiumin e Krujës, por ditët e fundit kanë preferuar të kryejnë stërvitje individuale vetëm në banesë, duke mos dalë më në ambiente të hapura. Ky vendim i tyre ka ardhur pasi në qytetin e Krujës ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të infektuarish.

OKEBUGU – Të kontaktuar nga “Panorama Sport”, futbollistët e huaj të Kastriotit tregojnë se si po e përjetojnë këtë periudhë. “Është një situatë e jashtëzakonshme, e papërjetuar më parë. Për fat të mirë, gëzojmë shëndet të plotë. Edhe me familjet kemi komunikuar dhe janë mirë. Jemi munduar të mbajmë formën fizike, duke zhvilluar stërvitore çdo pasdite, normalisht duke respektuar distancën mes nesh. Kjo na shërben që të mos jemi komplet jashtë forme kur të rinisë kampionati. Por ditët e fundit kemi vendosur të qëndrojmë në shtëpi, pasi Kruja aktualisht është një ndër vatrat më të nxehta të infeksionit. Kemi preferuar të bëjmë stërvitje vetëm brenda në banesën tonë”, shprehet Okebugu

Më tej, i pyetur për mbylljen e kampionatit, nigeriani shton: “Shpresoj që çdo gjë të rikthehet sa më shpejt në normalitet, të rikthehemi sa më shpejt në fushën e stërvitjes. Janë edhe gjashtë javë për t’u luajtur dhe do të dëshiroja që Kastrioti ta fitonte në fushë të drejtën për t’u ngjitur në elitë”.

I ngacmuar në fund për të ardhmen, nigeriani flet me diplomaci: “Nuk është momenti të diskutojmë për sezonin e ardhshëm, pasi ende nuk ka përfunduar aktuali. Të mbyllim me sukses këtë sezon dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaron Okebugu.

Krutanët kanë një pozicion komod në renditje, janë 9 pikë të shkëputur nga vendi i dytë, kështu që Superioren e kanë vetë në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco