Simeone telefonon Diego Godin për ta rikthyer tek Atletico Madrid

Simeone telefonon Diego Godin për ta rikthyer tek Atletico Madrid

19:58, 10/04/2020

Verën e kaluar Diego Godin refuzoi rinovimin e kontratës me Atleticon e Madridit dhe vendosi të transferohet në Milano, tek Interi, ku deri tani nuk ka arritur të shndërrohet në një titullar fiks, pasi nuk po përshtatet dot me skemën me tre në mbrojtje, që aplikon Antonio Conte.

Tekniku italian ka preferuar shpesh të riun Bastoni para Godin, ndaj veterani uruguaian po mendon largimin këtë verë, për të luajtur rregullisht dhe për të qenë në formë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Së fundi, mediat spanjolle raportojnë se ka qenë trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone, që ka telefonuar Godin dhe i ka konfirmuar se është i mirëpritur të rikthehet sërish në “Wanda Metropolitan”, ku arriti edhe kulmet e karrierës së tij.

Për mbrojtësin uruguaian, përveç Atleticos së Madridit, interesohen edhe klubet angleze të Manchester United dhe Tottenham, që janë gati t’i ofrojnë një kontratë për të paktën dy sezonet e ardhshme dhe pagë të majme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco