Inter mendon për të ardhmen, gjen pasardhësin e Handanovic

Inter mendon për të ardhmen, gjen pasardhësin e Handanovic

18:58, 10/04/2020

Prej tetë sezonesh, Samir Handanovic mbron portën e Interit. 35 vjeçari

slloven nuk do të jetë i përjtshëm te zikaltërit edhe pse po studiohet zgjatja e kontratës deri në vitin 2022, drejtuesit duhet të mendojnë për një zëvendësues.

Dhe sipas asaj që raporton “La Gazzeta dello Sport”, drejtuesit e klubit Lombard tashmë e kanë gjetur atë. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Juan Musso.

Gardiani argjentinas i Udineses i ka treguar aftësitë e tij të shkëlqyera që prej ardhjes në Itali.

Sipas të përditshmes italiane, Musso e pëlqen shumë trajnerin Antonio Conte. Gjë që do t’ua lëhtësonte sadopak punën drejtuesve të ekipit zikaltër.

Mirëpo, Interit do t’i duhet që të paguaj plot 30 milionë euro klubit friulan për kartonin e Mussos. Sikur të mos mjaftonte kjo ata do të përballen dhe me konkurrencën e Chelseat e Milanit, të cilët kërkojnë të kenë shërbimet e Musso-s.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco