U dëmtua në kampionatin që vazhdon të luhet në Bjellorusi, operohet Elis Bakaj

U dëmtua në kampionatin që vazhdon të luhet në Bjellorusi, operohet Elis Bakaj

18:45, 10/04/2020

Elis Bakaj pësoi një dëmtim të rëndë, duke këputur ligamentin anësor të gjurit, në ndeshjen e javës së 3-të të kampionatit bjellorus, teksa u përpoq të shënonte gol me kokë, teksa rënia e tij ishte fatale.
Sulmuesi kryeqytetas iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni, i cili ka shkuar mjaft mirë. 

Kjo gjë u konfirmua nga vetë Bakaj: “Falë Zotit, operacioni shkoi mirë. U dëmtova duke u përpjekur të shënoj një gol. Ky operacion, nuk do të më ndalojë së luftuari për provuar përsëri kur të rikthehem në fushën e lojës. Do të rikthehem shumë shpejt, më i fortë se më parë”, shkroi Bakaj në Instagramin e tij zyrtar.
Një dëmtim i rëndë ky, që erdhi në momentin më të mirë për 32-vjeçarin, i cili që shndërruar në një protagonist absolute në Bjellorusi. 

Ligamenti në gju, kërkon të paktën 6 muaj rikuperim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco