Ngec rinovimi i kontratës së Neuer, ja arsyeja

Ngec rinovimi i kontratës së Neuer, ja arsyeja

18:20, 10/04/2020

Duket se Bayern Munich dhe portierit, Manuel Neuer, janë gjithnjë e më larg njëri tjetrit, raporton gjermanja “Bild”.

                        

Sipas këtij burimi, midis klubit të Bayernit dhe 34 vjeçarit gjerman ekziston një hendek i madh për sa i përket viteve të zgjatjes së kontratës dhe fitimit vjetor (kontara e Neur përfundon në vitin 2021).

 

Neuer i kërkon 5 vite të tjera kontratë me klubin ku ka luajtur për 9 vite, por bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë mundësinë të rrijë edhe 3 vite të tjera në “Allianz Arena”.

 

Për më tepër, kërkesa e agjentit për 20 milionë euro në sezon konsiderohet si goditja finale ndaj një marrëveshjeje të mundshme midis palëve, duke patur parasysh dhe moshën e Neuer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco