Komiteti Olimpik Italian: Nuk do të ketë stërvitje para datës 27 prill

Komiteti Olimpik Italian: Nuk do të ketë stërvitje para datës 27 prill

17:27, 10/04/2020

Komiteti Olimpik Italian është i mendimit  që të shtyhet edhe më shumë rifillimi i stërvitjes, për shkak të pandemisë së koronavirus.

Kreu i CONI, Giovanni Malago deklaroi sot se në dekretin e ri të masave, që pritet të publikohet nga kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, pritet konfirmohet ky vendim.

Ai tha se pas bisedës që ka pasur me ministrin e Sporteve në vend, Spadafora, ka kuptuar se stërvitjet në kampionatin Italian nuk do të mund të fillojnë para datës 27 prill, pavarësisht optimizmit të shfaqur nga klubet ditët e fundit.

“ Kam pasur një komunikim të vazhdueshëm me ministrin Spadafora dhe kam kuptuar se në dekretin që pritet të dalë së shpejti nga kryeministri Conte, do të ndalohet mbajtja e stërvitjeve të paktën deri më 27 prill, ose më tej, deri në fundjavën e parë të majit. Momentalisht lufta kundër Covid-19 ka pasur rezultate të mira, por rreziku është ende prezent, ndaj autoritetet nuk duan të rrezikojnë. Besoj se në fund të prillit, ose në fillim të majit do të mund të rikthehemi në fushë, me shpresën për të rifilluar kampionatin në fund të muajit maj”, deklaroi Malago.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco