Ish-trajneri i Dinamos në terapi intensive prej Koronavirusit

Ish-trajneri i Dinamos në terapi intensive prej Koronavirusit

16:52, 10/04/2020

Ish-trajneri i Dinamos, në sezonin 2010-2011, Luis Manuel Blanko, është në luftë me jetën. 

66-vjeçari argjentina, është prekur nga Koronavirusi, teksa eshtë duke bërë terapi intensive.

Blanko ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat argjentinase në lidhje me gjëndjen e tij, teksa është shprehur: “Tani për tani gjendem në spital. Kam rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe po luftoj për ta mposhtur. Me siguri do t’ia dal”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që aventura e Blankos me blutë e Dinamos, zgjati vetëm 18 ndeshje, ku arriti të siguronte, 8 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.

Trajneri argjentinas, së fundmi ishte pjesë e Mons Calpe në Gjibraltar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco