Rivaldo: Futbolli është biznes, Mbappe do të ishte blerje e madhe për Realin

Rivaldo: Futbolli është biznes, Mbappe do të ishte blerje e madhe për Realin

15:40, 10/04/2020

Rivaldo pret që Kylian Mbappé të nënshkruajë me Realin e Madridit.

Ish-futbollisti i Barcelonës nënvizon se PSG nuk do ta lejojë largimin e një “xhevahiri” të tillë pa paguar një çmim stratosferik.

Megjithatë sipas Rivaldo futbolli është kthyer në biznes.

 “Sipas shtypit, Real Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me Mbappe në 2021. Sigurisht, sulmuesi francez do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm për të bardhët, një provë force e qartë e klubit madrilen. PSG nuk do ta lejojë të largohet për një çmim të përballueshëm, por futbolli është biznes dhe Mbappe nuk do të qëndrojë gjatë në futbollin francez”.

Gjithashtu Rivaldo i kërkoi edhe Barcelonës një përpjekje për ta marrë lojtarin në fjalë, që mund të ketë një të ardhme të ndritur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco