Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën 1 miliardë dollarë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën 1 miliardë dollarë

23:04, 09/04/2020

Pavarësisht shkurtimit të pagës për këtë sezon për shkak të krizës së Koronavirusit, sulmuesi Cristiano Ronaldo do të bëhet sportisti i tretë që arrin shifrën 1 miliardë dollarë përsa i përket fitimeve në karrierë.

Është revista e biznesit, “Forbes”, ajo që bën këtë njoftim, duke shtuar se gjysma e të ardhurave të portugezit vijnë nga rrjetet sociale, por edhe nga bizneset e tij.

Ronaldo ka mbi 420 milionë ndjekës në Instagram, gjë e cila e bën të fitojë rreth 1 milionë dollarë për një postim reklamues.

Pikërisht nga reklamat e shumta, marrëveshjet me sponsorin "Nike", si dhe nga dyqanet e rrobave dhe këpucëve që mbajnë emrin e tij portugezi do të fitojë 45 milionë dollarë.

Pavarësisht shkurtimit të pagës, 3- vjeçari përsëri do të fitojë 46 milionë dollarë në fund të sezonit nga Juventusi, duke i sjellë të ardhura totale 91 milionë.

Në këtë mënyrë, Ronaldo do të bëhet në fund të sezonit futbollisti i parë që arrin 1 miliardë dollarë fitime në karrierë dhe sportisti i tretë aktiv që arrin këtë shifër, pas Tiger Uds dhe Floid Maywether.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco