FOTO/ Ronaldo nis stërvitjen në stadiumin e Madeiras

FOTO/ Ronaldo nis stërvitjen në stadiumin e Madeiras

21:43, 09/04/2020

Pandemia e koronavirus që ka mbërthyer botën, ka ndikuar edhe në futboll, pasi kampionatet janë pezulluar dhe nuk dihet kurrësesi data se kur do të rinisë.

Megjithatë futbollistët dhe sidomos njëri prej atyre që kanë bërë historinë në dy dekadat e fundit e ka gjetur një mënyrë për të nisur stërvitjen dhe për të mbajtur trupin në formë. Juventusi u ka kërkuar lojtarëve të huaj të rikthehen në Torino pas festës së Pashkëve për të nisur stërvitjen por CR7 i ka marë masat më herët.

Ai është filmuar nga mediat portugeze duke u stërvitur në stadium. Qeveria portugeze nuk lejon stërvitjen e ekipeve të futbollit në impiante, por lejon stërvitjen individuale dhe Ronaldo ka përfituar nga kjo gjë duke kërkuar që të stërvitet në stadiumin e qytetit të tij, Madeira, i cili i përket klubit të kategorisë së dytë portugeze.

Ronaldo u pa të bënte disa goditje në portë në impiantin e këtij klubi, pasi ka mik të afërt Rui Alvesh, presidentin e ekipit të Madeiras i cili sigurisht i ka hapur dyert e stadiumit për yllin portugez, në mënyrë që ai të gjejë sa më shpejt formën edhe në fushën e lojës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco