U përfol për një kalim te Inter, Lionel Messi përgënjeshtron zërat

U përfol për një kalim te Inter, Lionel Messi përgënjeshtron zërat

20:47, 09/04/2020

Lionel Messi vendos pikat mbi 'i'.

Prej disa ditësh në media përflitej për një largim të Lionel Messit nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas lidhej me një kalim te skuadra e Interit në Itali. Mirëpo, Messi ka vendosur t’i japë vetë fund këtyre zërave me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram.                                       

Ai ka marrë një fotografi të këtyre lajmeve dhe ka vendosur një mbishkrim: Lajme të rreme.

Zërat për largimin e Messit nga Barcelona kishin nisur nga Argjentina, ku “TNT Sport’ raportonte se mes Interit dhe Leo-s kishin nisur negociatat.

Gjithashtu "Fituesi i gjashtë Topave të Artë", mohoi zërat për një pagim të garancisë për Ronaldinhon .Ai tha se është po ajo media që disa javë më parë jepte lajme të rreme për një kalim të tij te Newell’s Old Boys.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco