Dobi: Zemra më rreh për Teutën, dua të jem kampion edhe si trajner

Dobi: Zemra më rreh për Teutën, dua të jem kampion edhe si trajner

19:01, 09/04/2020

Ish sulmuesi i njohur i Teutës dhe Kombëtares Shqiptare, Enkeleid Dobi ka folur për emisionin “FanZone” në Supersport’. Tashmë në rolin e një trajneri në Poloni, Dobi u shpreh se tani kërkon suksesinë këtë profesion të ri.              

Si po kaloni këtë kohë në izolim?
Jemi në një situatë shumë të vështirë, pas tërmetit tani erdhi edhe koronavirusi. Diçka shumë e vështirë, por njerëzimi ka kaluar probleme më të mëdha, ndaj do ta kalojmë edhe këtë.

Si po ju ecën karriera e re si trajner?
Nuk e di nëse do të kem sukses, por do të përpiqem të arrij diçka. Karriera po ecën më planet që kam pasur, pasi kam nisur me akademinë më të mirë në Poloni dhe kjo më ka ndihmuar të rritem si trajner. Unë kam fatin që e dashuroj këtë profesion dhe bëj këtë që mendoj se mund ta bëj më mirë. Janë shumë pak persona që bëjnë atë që duan. Dua të jem i lumtur në atë që bej dhe ta kem pasion, dua të kënaqem. Futbolli është art dhe të gjithë duhet të japin maksimumin.

E keni menduar drejtimin e Teutës?
Tani kemi shumë kohë të mendojmë edhe për këto. Normale që zemra më rreh për Teutën dhe Durrësin. Kam qenë kampion si lojtar dhe tani dua të jem edhe kampion si trajner me Teutën. Nuk vjen si ekipi i Teutës ku kam qenë unë. Nuk do të ketë më lojtarë si ata të asaj kohe. Duhet të pranojmë se në futboll, nuk ka kurrë dy lojtarë të njëjtë.

Ju “djeg” ende ajo ndeshje ndaj Partizanit?
Na ka lënë një plagë që nuk shërohet deri në fund. Na duhej fitorja që të dilnim kampion. Çdo gjë ishte për fajin tone, pasi në atë kampionat ne ishim liderë nga fillimi deri në fund, por nuk ia dolëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco