FOTO/ Humbi jetën prej koronavirus, banorët e Tiranës nderojnë trajnerin e boksit: Lamtumirë kampion!

FOTO/ Humbi jetën prej koronavirus, banorët e Tiranës nderojnë trajnerin e boksit: Lamtumirë kampion!

18:16, 09/04/2020

Disa ditë më pare mbylli sytë përgjithmon në moshën 61 vjeçare një nga emblemat e sportit të boksit, Skënder Kurti.

Tranjeri i njohur i këtij sporti luftarak nuk arriti ta fitonte betejën me virusin famkeq koronavirus, edhe pse ishte shumë praën.

Më 23 mars ai pësoi vdekje klinike dhe pas ndihmës së mjekëve, ia doli të rikthehet në jetë, por në ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe pas disa ditëve ‘luftë’ ndërroi jetë.

 Disa ditë pas vdekjes së tij, në një nga rrugët e kryeqytetit është vendosur një banderolë e madhe ku shkruhet: “Lamtumirë kampion. Nuk do të harrojmë kurrë krenaria jonë, legjenda e Tironës”, ndërsa në dy anët qëndron fotografia e të ndjerit.

Suksesi dhe historia e shkuar në sportin e boksit nuk do të fshihet kurrë nga memoria e askujt. Skënder Kurti vijon të jetë pranë çdo sportdashësi me kujtimet e lëna nga ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco