Keidi Bare: Nuk mund të luaj futboll duke parë njerëz që po vdesin

Keidi Bare: Nuk mund të luaj futboll duke parë njerëz që po vdesin

18:17, 09/04/2020

Keidi Bare ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të Malagas këtë sezon. 

Mesfushori fierak ka bërë paraqitje fantastike, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të La Ligës, që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Getafe është klubi që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për mesufshorin e Kombëtares, teksa gjasat janë të mëdha, që sezonit e ardhshëm, të kemi një transferim të Bares drejt La Ligës. 

Së fundmi, 22-vjeçari ka dhënë një prononcim për “SportDirect Radio”, ku ka folur për situatën aktuale, duke deklaruar se nuk mund të luajë futboll ndërsa njerëzit po vdesin për shkak të Koronavirusit.

“Rëndësia e masave dhe shëndeti i njerëzve duhet të jetë e para. Unë nuk dua të luaj teksa spitalet janë të mbushur me njerëz që po vdesin. Nuk është normale që ndërsa disa vdesin, të tjerët luajnë futboll. Kur të ketë mbaruar gjithçka do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të luaj duke parë që ka njerëz të sëmurë që vdesin.

Me trajnerin flas pothuajse gjithmonë, ne telefonojmë njëri-tjetrin për të parë se si po shkojnë gjërat. Me kolegët ndodh e njëjta gjë. Për çështjen e pagave nuk kemi folur, askush nuk më ka kontaktuar. Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Klubi kaloi një situatë të vështirë, por të gjithë futbollistët dhanë 100%.

Ndihem shkëlqyeshëm, i qetë sepse dëmtimi im ka kaluar. Ndihem i sigurt dhe mezi pres të luaj një ndeshje përsëri ose stërvitje përsëri në një fushë të madhe. Unë kurrë nuk vendos kufij për të arritur diku dhe të ndalem, gjithmonë dua të shkoj më tej. Unë nuk do të them kurrë se kaq ishte, futbolli im ka mbaruar. Unë do të rritem dhe do të bëj më shumë, unë jam shumë i qartë në lidhje me këtë.

Pastaj luaj me prindërit e mi, telefonoj miqtë e mi, të cilët bisedojnë me ta gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë lexojnë një libër. Kështu që koha kalon, nuk mund të bëj asgjë interesante. Unë kurrë nuk kam luajtur ‘Play Station’, nuk më pëlqen. Më pëlqejnë serialet dhe filmat”, shprehet Bare për “Sport Direct Radio”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco