'Messi mund të luaj një ditë në Kinë ose MLS, por jo te Inter'

'Messi mund të luaj një ditë në Kinë ose MLS, por jo te Inter'

17:38, 09/04/2020

Në këto ditë izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojtarë dhe ish-lojtarë po japin intervista të shumta për mediat e gjithashtu po lidhen me fansat në Instagram.

Së fundmi legjenda e futbolllit brazilian, Rivaldo ka dhënë një intervistë për “BetFair”, ku i është përgjigjur shumë pyetjeve.

Një ndër to ishte edhe ajo për të ardhmen e Lionel Messit, i cili kërkohet nga Inter.

                                

"  Unë mendoj se Messi nuk ka asnjë arsye të largohet nga Spanja, por nëse kjo ndodh një ditë, ai do të nënshkruajë për një klub në Kinë ose MLS,  por edhe atëherë do të jetë vetëm  kur të ndalojë së qenuri vendimtar për Barcën”.

"Edhe nëse një transferim te Inter mund të ishte i mirë financiarisht për lojtarin, dyshoj se nuk do të ishte i mjaftueshëm për ta bindur. Mendoj se kjo tingëllon më shumë si propagandë nga Presidenti i Interit sesa një mundësi reale në merkaton e ardhshëm, "tha kampioni i botës më Brazilin në vitin 2002.

                         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco