Mike Tyson e pohon vetë: Harxhoj 40 mijë dollarë në muaj për të pirë hashash

Mike Tyson e pohon vetë: Harxhoj 40 mijë dollarë në muaj për të pirë hashash

16:47, 09/04/2020

Ish-boksieri i njohur amerikan, Mike Tyson, disponon një fermë për kultivimin e hashashit në Kaliforni, një shtet ku është i lejuar përdorimi i marijuanës si për qëllime mjekësore, ashtu edhe për ato rekreative.

Tyson është edhe vetë një konsumator i marijuanës, ndërsa në një intervistë për fansat, ka zbuluar se arrin të konsumojë një sasi hashashi të barazvlefshme me 40 mijë dollarë në muaj, referuar çmimit të tij në treg.

“Kam një fermë për kultivimin e hashashit, bashkë me ish-futbollistin Eben Britton dhe madje kemi edhe “Tyson Growing School”, një shkollë që mëson fermerët si të kultivojnë këtë bimë. 
Sa hashash pi në muaj? Shumë. Nëse do t’i referoheshim çmimit të tregut, një sasi të vlefshme me 40 mijë dollarë në muaj”, deklaroi Tyson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco