FOTO/ U largua nga Italia prej koronavirus, Ibra stërvitet te klubi që ka në pronësi

FOTO/ U largua nga Italia prej koronavirus, Ibra stërvitet te klubi që ka në pronësi

16:30, 09/04/2020

Në merkaton e dimrit, Zlatan Ibrahimovic u rikthye te skuadra e Milanit. Mirëpo aventura e sulmuesit shtatlartë me klubin Lombard mund të përfundojë në fund të këtij kampionati, pasi kontrata mes dypalëve ishte vetëm 6 mujore me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Në një intervistë me të përditshmen suedeze Svenska Dagbladet , 38-vjeçari ishte mjaft i paqartë për të ardhmen e tij: “Të shohim. Nuk di ende se çfarë dua, çdo ditë po ndodh diçka e re. Kush do ta kishte parashikuar koronavirusin? Duhet thjesht të provojmë t’i gëzohemi jetës. Kam një familje me të cilën të merrem dhe ata janë mirë”, ishin fjalët e suedezit, të cilat në Suedi janë interpretuar edhe si një sinjal i tërheqjes së mundshme nga futbolli i luajtur.

Me epideminë e koronavirusit të përhapur në Itali, Ibra dhe familja e tij zgjodhën të largoheshin për në Suedi. Dhe këtë të enjte, ish sulmuesi i PSG dhe Manchester United u stërvit me klubin e Hammarby, të cilin ai e ka në pronësi me  25% të aksioneve. Në fakt, në Suedi, seancat e stërvitore vazhdojnë të jenë kolektive, pavarësisht nga pandemia e Covid-19.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco