Reali bën ‘çmendurinë’ për Haaland, jep 40 mln euro plus sulmuesin e skuadrës!

Reali bën ‘çmendurinë’ për Haaland, jep 40 mln euro plus sulmuesin e skuadrës!

15:51, 09/04/2020

Real Madridi nuk heq dorë nga transferimi i Erlind Haaland.

Sensacioni norvegjez ka shkëlqyer në dy kampionate të ndryshme këtë edicion, fillimisht në Bundesligën austriake e prej janarit në Gjermani me Borussia Dortmundin.

Haaland tani ka një klauzolë largimi prej 80 milionë euro dhe Real Madridi e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja spanjolle “Marca”, Reali është i gatshëm të dërgojë te Borussia Dortmundi sulmuesin serb Luka Jovic plus 40 milionë euro të tjera si marrëveshje për ta transferuar Erlind Haaland.

Te Dortmundi kanë thënë më parë se Haaland nuk është në shitje dhe lojtari është transferuar që të qëndrojë për kohë të gjatë, por kjo ofertë e Realit nuk mund të refuzohet lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco