Kriza prej koronavirusit, Ronaldo nuk ka qenë kaq i lirë që nga viti 2008

Kriza prej koronavirusit, Ronaldo nuk ka qenë kaq i lirë që nga viti 2008

15:20, 09/04/2020

Pothuajse të gjitha ligat janë pezulluar dhe organizime të mëdha botërore janë shtyrë për muajt e ardhshëm.

Edhe klube e mëdha dhe të pasuara kanë pësuar goditje të mëdha financiare, ndërsa disa më të vogla po rrezikojnë edhe falimentimin për shkak se gjithçka është ndalur.

Shumë ekspertë po pretendojnë se pas gjithë kësaj futbolli më nuk do të jetë i njëjtë. Shenjat e para veç po vërehen, me yjet e futbollit që kanë pësuar rënie të madhe të vlerave në ‘Transfermarkt’.

Kjo rënie ka prekur edhe Cristiano Ronaldon, i cili katër muaj më parë vlente 75 milionë euro, ndërsa sot vetëm 60 milionë. Një çmim kaq të ulët, Cristiano Ronaldo për herë të fundit e ka pasur në vitin 2008, kur ishte pjesë e Manchester United.

Vlera aktuala e lojtarëve:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco