De Ligt iu jep fund spekulimeve, do të qëndrojë te Juventusi

De Ligt iu jep fund spekulimeve, do të qëndrojë te Juventusi

14:46, 09/04/2020

Matthijs De Ligt i ka premtuar besnikëri Juventusit dhe ka në plan për të qëndruar gjatë në Torino.

Kishe shumë spekulime se Manchester United ishte e gatshme të bënte një lëvizje për mbrojtësin holandez.

Por së fundmi media pranë klubit bardhezi, “Tuttosport” konfirmon se Maurizio Sarri dëshiron të punojë me qendërmbrojtësin të paktën edhe një sezon tjetër.

Ditë më parë u raportua se Mino Raiola ishte në bisedime me skuadrën e Real Madrid për ta transferuar atje De Ligt-in, por gjithçka tani u hodh poshtë me konfirmimin e vet holandezit që do të qëndrojë akoma në Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco