'Si do ma ulin rrogën kur kam 3 muaj pa u paguar?!' futbollisti bën reagimin epik!

'Si do ma ulin rrogën kur kam 3 muaj pa u paguar?!' futbollisti bën reagimin epik!

13:44, 09/04/2020

Prej afro 1 muajsh, futbolli në Shqipëri dhe Kosovë, është pezulluar, për shkak të Koronavirusit.

Një debat që po qarkullon më së shumti kohët e fundit, kryesisht në Kosovë, është ai lidhur me pagat e futbollistëve, teksa është hedhur idelja që futbollistëve t’iu ulet rroga, për shkak të krizës.

Këtë situatë e kanë komentuar edhe mbrojtësi shqiptar i Kosovës, i cilia aktivizohet me Ferizajn, Viktor Kuka.

I pyetur në lidhje me diskutimet për uljen e pagave, Kuka ka lënë komentin epik:  “Si do ma ulin rrogën kur unë kam 3 muaj pa u paguar?”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco