Shaqiri e Xhaka bëjnë gjestin e madh në ditë krize! Federata zviceriane i falënderon

Shaqiri e Xhaka bëjnë gjestin e madh në ditë krize! Federata zviceriane i falënderon

10:39, 09/04/2020

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe futbollistët e tjerë të përfaqësueses së Zvicrës kanë menduar të lehtësojnë Federatën në këto ditë krize si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Së bashku me futbollistët është bërë edhe Vladimir Petkovic të cilët kanë vendosur që të heqin dorë nga një pjesë e mirë e shpërblimeve (më shumë se 1 milionë franga) që do të duhet të merrnin nga Federata e Futbollit Zviceran.

Kjo pas krizës ekonomike, si pasojë e pandemisë nga koronavirusi. “Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, deklaroi Petkovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco