Titulli i Serise A po diskutohet edhe në parlamentin italian

Titulli i Serise A po diskutohet edhe në parlamentin italian

09:45, 09/04/2020

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi.

Prej kohësh Serie A është pezulluar dhe ende nuk dihet nëse do të fillojë aktiviteti normal apo gjithçka do të anulohet.

Ka shumë propozime dhe titulli i Serie A është bërë objekt diskutimi edhe në parlamentin Italian.

Sipas asaj që referon Corriere dello Sport, senatorët Casini dhe Fedeli i kanë kërkuar ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora që, duke konsideruar se “disa federata sportive kanë vendosur të pezullojnë fillimisht dhe më pas të quajnë të mbyllur kampionatet në disiplinat e ndryshme, duke mos dorëzuar titullin, nuk duket zgjidhje e mirë që të jepet titulli për skuadrën që ndodhet në krye të renditjes, nëse kjo e fundit do të mbetet kështu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco