Babai i Rafinhas: Iu tregon zëvendësuesin ideal të Messit, Barça duhet ta transferojë!

Babai i Rafinhas: Iu tregon zëvendësuesin ideal të Messit, Barça duhet ta transferojë!

09:20, 09/04/2020

Sipas Mazinho askush veç Neymarit nuk mund ta zëvendësojë Lionel Messin te Barcelona.

Barcelona bëri përpjekje të pareshtura për ta kthyer Neymarin në “Camp Nou” pasi braziliani shihet si zëvendësuesi i 6 herë fituesit të “Topit të Artë”.

 “Barcelona do të ishte shumë e lumtur me kthimin e Neymarit dhe duhet të bëjë përpjekje për të nënshkruar sërish me 28-vjeçarin”, tha Mazinho për Radio MARCA.

“Ai është pasuesi natyral i Leo Messit. Askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë Messin te Barcelona”, shtoi ai.

Mazinho është babai i dyshes Thiago Alcantara dhe Rafinha të cilët nënvizoi se janë të lumtur me klubet respektive.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco