E thotë menaxheri: Ergys Kaçe ka ofertë nga Gjermania

E thotë menaxheri: Ergys Kaçe ka ofertë nga Gjermania

22:09, 08/04/2020

E bujshme nga Greqia. E ardhmja e Ergys Kaçes mund të jetë në Gjermani. 

Mesfushori shqiptar, i cili aktualisht luan si i huazuar tek Ael Larissa, do të largohet nga kampionati grek në verë. 

Në momentin që do t'i përfundojë huazimi te Larissa ai nuk do të kthehet më te Paoku i Selanikut, pasi ka kontratë deri në verën e këtij viti me klubin bardhezi. 

Në një prononcim të dhënë së fundmi, menaxheri i Kaçes,  Nikos Kagioulis, ka zbuluar më tepër sa i përket të ardhmes, teksa shprehet: “Bashkëpunimi me PAOK mbyllet në verë dhe kjo do të thotë se atëherë do të vendosë se ku do të shkojë, përveçse ndonjë të papriture tronditëse. Sigurisht që Paok ka fjalën tani dhe nëse do që ta mbajë, mund që ta diskutojmë. Për momentin nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Greqia, por e ka një të tillë nga Gjermania. Ne do të diskutojmë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë i dinë vlerat e tij nga paraqitjet si me Paok dhe me Kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Kagioulis.

Aventura e vetme jashtë Greqisë deri tani për Ergys Kaçen ka qenë vetëm ajo tek Viktoria Plzen në Republikën Ceke, ndërkohë që në shtetin helen përveç se me Paokun e Selanikut ka luajtur edhe me Panathiankos, Larissa dhe modestët e Anagennisi Epanomi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco