Mane tregon arsyen se përse po ndërton një spital në vendin e tij të lindjes

Mane tregon arsyen se përse po ndërton një spital në vendin e tij të lindjes

20:52, 08/04/2020

Sadio Mane njihet si futbollist që dallohet edhe si humanist i madh, me theks të veçantë duke ndihmuar në vendin e tij për ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe shumë mjediseve tjera.

Për këtë, ai ka edhe arsyet, duke kujtuar fëmijërinë e vështirë.

Në një dokumentar të bërë për futbollistin e Liverpool, ai ka treguar se si babai i tij humbi jetën sepse nuk kishte një spital në vendin e tij në Senegal, ndërsa për të njëjtën arsye, motra e tij ka lindur në shtëpi.

“Unë isha shtatë vjeç dhe po luaja futboll me shokët. Në një moment një i afërm mu afrua dhe më tha që babai im kishte vdekur. I thash të mos bënte shaka, nuk mund ta besoja atë çfarë kishte ndodhur”, ka deklaruar Mane.

“ I dhamë një ilaç tradicional dhe ai ishte mirë për tre - katër muaj. Sëmundja u kthye, ne nuk kishim një spital në Bambali dhe duhej të shkonim në një fshat fqinj për të shpëtuar jetën e tij, por ata nuk patën sukses”.

“Motra ime lindi në shtëpi sepse nuk kishte spital në fshatin tonë. Ishte një situatë shumë e trishtueshme për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vendosa të ndërtoj një spital dhe t’iu jap njerëzve shpresë”, u shpreh Sadio Mane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco