FOTO/ Koronavirusi ul vlerat e lojtarëve, ja sa kushtojnë tani 'yjet'

FOTO/ Koronavirusi ul vlerat e lojtarëve, ja sa kushtojnë tani 'yjet'

18:12, 08/04/2020

Koronavirusi ka ndalur aktivitetin e futbollit dhe automatikisht të ardhurat kanë ngrirë, ndërkohë që lojtarët duhet të paguhen. 

Kjo ka bërë që futbolli të jetë në krizë financiare dhe automatikisht edhe vlerat e yjeve do të pësojnë një rënie shumë të ndjeshme.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. 

Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Mesi, Mbape e Neymar kushtojnë më pak.

Mbape, Sanço dhe Aleksandër-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshmë do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob. 

Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco