FOTO/ Dreri i shkon te shtëpia, ish-trajneri i Flamurtarit: Shqiptari brenda meja më tha merr çiften, ndërsa...

FOTO/ Dreri i shkon te shtëpia, ish-trajneri i Flamurtarit: Shqiptari brenda meja më tha merr çiften, ndërsa...

17:41, 08/04/2020

Prej vitesh ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj jeton në Stokholm të Suedisë, së bashku me familjen e tij. Mirëpo dje vlonjatit i ka ndodhur diçka mjaft e pazakontë. Sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në punë, Lutaj është përballur me një drer. Këtë e tregon vetë trajneri në një postim në rrjetet sociale, duke vendosur edhe miqtë e tij në “lojë” për atë bëri.

Image

“Duke dalë nga shtëpia në mëngjes për të vajtur për në punë më priste një drer para garazhit. Shqiptari brenda meja më tha merr çiften, ndërsa suedezi brenda meje më foli në vesh dhe më tha: toka që jetojmë u përket të gjithëve. Si mendoni, kush trimufoi?


Zëri i shqiptarit brenda meje apo i suedezit…? Për ju që bëheni kuriozë ta dini se si veprova unë, ju rekomandoj të shikoni një film ne Netflix që quhet “THE GAME CHANGER”. Mbasi të keni parë filmin do ta kuptoni se si unë veprova. Filmi është shumë interesant”, shkruante Lutaj, ndërsa bëri kuriozë shumë miq të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shqiptari vs suedezit11/04/2020 09:11

Kur flet per shqiptari e ke fjalen per ata shqiptare injorante dhe te pa ndieshem besoj?!

Shto koment

Denonco