Theu rregullat e karantinës, reagon Mourinho duke pranuar gabimin

Theu rregullat e karantinës, reagon Mourinho duke pranuar gabimin

15:49, 08/04/2020

Jose Mourinho ka kërkuar falje pasi u kap duke thyer rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mëngjesin e sotëm “Special One” u filmua nën shoqërinë e tre futbollistëve të Tottenhamit duke bërë stërvitje në një park në veri të Londrës.

Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele, të gjithë kanë injoruar plotësisht rregullat, ndërsa tekniku portugez ka pranuar gabimin.

“Unë pranoj që veprimet e mia nuk ishin në përputhje me protokollin e qeverisë dhe ne duhet të kemi kontakte vetëm me anëtarët e familjes sonë”.

“Është thelbësore që të gjithë të luajmë rolin tonë dhe të ndjekim këshillat e qeverisë në mënyrë që të mbështesim heronjtë tanë në NHS dhe të shpëtojmë jetë”, ka thënë Mourinho për Mirror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco