Propozimi/ Të gjitha ndeshjet e Serisë A të zhvillohen në Romë

Propozimi/ Të gjitha ndeshjet e Serisë A të zhvillohen në Romë

15:16, 08/04/2020

Drejtues të Serie A po konsiderojnë mundësinë ekstreme për të luajtur 12 ndeshjet e mbetura të ligës në Romë.

Sipas “La Repubblica”, Federata Italiane e Futbollit po punon për një zgjidhje radikale e cila do të shihte sezonin aktual të përfunduar në tërësinë e saj duke përdorur një ide që nuk është provuar kurrë më parë.

Pandemia e koronavirusit e ka gjunjëzuar futbollin italian por dëshira për të vazhduar lojën po e shtyn FIGC të krijojë një model të ri kalendarik për të përfunduar sezonin që u pezullua.

Ideja është, në rast ekstrem, do të përfshinte transferimin e të gjitha 20 skuadrave, lojtarëve dhe stafit të ligës në Romë, në një mbyllje që do të zgjaste 45 ditë.

Sesione të stërvitjes dhe ndeshjet do të luheshin në objektet në dispozicion të kryeqytetit me masa sigurie pa praninë e tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco