Nëse nuk do ishte koronavirusi, sot Atalanta do luante ndeshjen historike

Nëse nuk do ishte koronavirusi, sot Atalanta do luante ndeshjen historike

13:25, 08/04/2020

Këtë javë rrugët e Bergamos duhej të gumëzhinin nga zhurma ndërsa Atalanta do përgatitej për ndeshjen më të madhe në historinë e klubit, çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Përkundrazi, ata heshtin… për zhurmën e sirenave të ambulancave dhe kambanave të kishave që bien për viktimat e fundit të pandemisë koronavirus.

Kanë kaluar gjashtë javë pasi qyteti iu gëzua fitores së skuadrës së tyre 4-1 ndaj Valencisë në Champions League, dhe Bergamo ka qenë në qendër të pandemisë globale. Mjerisht, tani mendohet se ajo ndeshje kontribuoi në shpërthimin e virusit në atë pjesë të Italisë.

Atalanta gjithashtu fitoi ndeshjen e dytë pas dyerve të mbyllura, për të arritur në çerekfinale në sezonin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, megjithëse ata nuk zbuluan se kush do të ishin kundërshtarët e tyre të ardhshëm, me pjesën më të madhe të futbollit evropian të pezulluar para se të hidhej shorti.

Pavarësisht se janë një ekip pa emra të mëdhenj dhe që funksionojnë me një buxhet modest, ata janë bërë skuadra më emocionuese e Europës për t’u parë.

Por, si vetë skuadra, tifozët e Atalanta tani janë duke përdorur forcën e tyre kolektive për të ndihmuar Bergamo të gjejë një rrugëdalje nga kriza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco