Shqiptarja kampione bote infektohet me Covid-19, babai i saj po kurohet në spital!

Shqiptarja kampione bote infektohet me Covid-19, babai i saj po kurohet në spital!

12:56, 08/04/2020

Koronavirusi nuk kursen as sportistët anembanë botës.

Së fundmi boksierja, Fabiana Bytyqi ka rezultuar pozitive me këtë virus famëkeq që ka shkaktuar mbi 82 mijë viktima në të gjithë botën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë babai i boksieres kampione bote në “WBC”, i cili në një prononcim për “Kosova Boxing” është shprehur se ai së bashku me vajzën e tij kanë rezultuar pozitivë me Covi-19.

 “Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus. Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohet në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht.

Unë jam në spital prej 12 ditësh dhe po e marr veten. Do të dal nga spitali ndoshta për një javë ose 10 ditë.”, u shpreh babai i Fabianës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco