Juventusi komunikon me Ronaldon dhe i vendos datën kur duhet të kthehet në Itali

Juventusi komunikon me Ronaldon dhe i vendos datën kur duhet të kthehet në Itali

11:57, 08/04/2020

Serie A pritet t’i rikthehet normalitetit.

Zvogëlimi i numrave të infektuar në Itali ka bërë që shumë klube elitare të mendojnë për rifillimin e stërvitjes që të jenë gati për çdo skenar të mundshëm.

Cristiano Ronaldo, i cili ishte larguar menjëherë pas Juventus-Inter për në Portugali, përpara se të mësonte për infektimin e Rugani. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ylli luzitan pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme.

Juventusi i ka caktuar ditën pas së hënës së Pashkëve, si datën për t'u rikthyer në Itali dhe për të qëndruar 14 ditë në karantinë. Natyrisht, gjithçka është akoma e pasigurt, përfshirë rifillimin e stërvitjes.

Kjo është arsyeja pse datat janë vetëm referuese dhe jo akoma të sakta. Sidoqoftë, flitet për pas Pashkëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco